​Tonali e pranon se ka vënë bast edhe në ndeshjet e Milanit

Futboll

​Tonali e pranon se ka vënë bast edhe në ndeshjet e Milanit

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 10:20
​Tonali e pranon se ka vënë bast edhe në ndeshjet e Milanit

Mesfushori i Newcastle United, Sandro Tonali e ka pranuar që ai ka vënë bast në ndeshjet e Milanit, dhe e ka treguar këtë gjë në Prokurori.

Fabiana della Valle ka bërë të ditur që gjatë takimit të Tonalit me prokurorin, Giuseppe Chine, mesfushori ka folur për ato që i ka bërë dhe ka filluar që të bashkëpunojë me hetuesit.

Tonali u morr në pyetje për tri orë, ndërsa para takimit prokurori Chine u takua me Tonalin dhe folën për ato që i ka bërë mesfushori italian.

Tonali pranoi se kishte vënë baste në futboll, por më e rëndësishmja, ai rrëfeu se kishte vënë baste në ndeshjet e Milanit gjatë kohës së tij te “Rossonerët”.

Tonali dëshiron të ndjekë të njëjtën rrugë si Nicolo Fagioli dhe dëshiron të kërkojë një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Sanksioni fillestar nga Prokurori do të ishte më shumë se tre vjet, kryesisht për shkak se mesfushori ka vënë bast për ndeshjet e Milanit.

Por për shkak se Tonali ka zgjedhur të bashkëpunojë gjatë hetimit, mund të kërkohet një marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe pezullimi mund të zbresë në 12 muaj, veçanërisht pasi Tonali ka pranuar se vuante nga varësia ndaj lojërave të fatit apo basteve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat