Tirana pa mungesa në derbi

Futboll

Tirana pa mungesa në derbi

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:18
Pamje nga ndeshja

Trajneri Ahmataj ka punuar gjatë gjithë javës me ndihmësin Muçollari

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj ka punuar larg vëmendjes mediatike gjatë ditëve të fundit për të përgatitur skuadrën drejt një përballjeje shumë të rëndësishme, derbin e kryeqytetit.

Në ndeshjen e tij të dytë në stolin e Tiranës, Ahmataj do të ketë mundësi të bollshme për të bërë zgjedhjet e duhura, përjashtim bën vetëm Klevi Qefalija, që është grumbulluar me ekipin U-21.

Gjatë javës së fundit skuadra është stërvitur rregullisht në orët e paradites në kompleksin “Skënder Halili” me dyer të mbyllura, ndërsa në grupin është bashkuar edhe sulmuesi brazilian Patrtik, i cili është rikuperuar nga dëmtimi i gjatë në gju edhe pse për këtë duel nuk pritet të jetë i gatshëm. Në krah të trajnerit Ahmataj gjatë seancave ka qëndruar edhe ndihmësi i tij Elton Muçollari, me të cilin tekniku elbasanas ka punuar edhe në ekipin e të rinjve të Tiranës.

Ai do të jetë pjesë e stafit drejtues të ekipit bardheblu bashkë me pjesën tjetër që është konfirmuar edhe pas largimit të Orges Shehit. Ky do të jetë derbi i parë i sezonit për skuadrat e kryeqytetit të cilat do të zbresin në fushë vetëm dy ditë pas sfidës së Kombëtares me Bullgarinë.

Ndeshja e planifikuar për në fundin e muajit shtator u shty për shkak të gjendjes jo optimale të fushës në Arënen Kombëtare..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat