Media bullgare: Sa shumë kanë ndryshuar gjërat

Futboll

Media bullgare: Sa shumë kanë ndryshuar gjërat

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:54
Shqipëria

Media bullgare “Corner.dir” ka shkruar një artikull para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Në të tregohej ndryshimi i madh që ka pësuar Shqipëria në aspektin futbollistik. Gjithashtu edhe për mënyrën sesi ka ndryshuar perceptimi i bullgarëve për kuqezinjtë.

“Bullgaria do të jetë e më e dobët me Shqipërinë jo vetëm për shkak të rezultateve negative që kemi ne si Kombëtare në kohët e fundit, por edhe për shkakun se Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në vitet e fundit.

Në bisedat e zakonshme, bullgarët shpesh përdornin Shqipërinë e viteve më parë si një epitet për të treguar zhvillimin e vonuar, jo vetëm në aspektin sportiv. Epo realiteti tani tregon se ne jemi të dobëtit për momentin.

Shqipëria do të na mësojë futbollin dhe do të na tregojë si është bërë.

Gjithashtu ka edhe një stadium modern si “Air Albania” që priti edhe finalen mes Roma-Feynord”, shkruhet në artikull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat