Bayerni këmbëngul për portugezin

Futboll

Bayerni këmbëngul për portugezin

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:57
Pamje nga stadiumi "Allian Arena"

Bayerni këmbëngul për portugezin!

Bayern Mynih nuk heq dorë nga mesfushori portugez Joao Palhinha, që luan në Premier League me skuadrën e Fulham. Kampionët e Gjermanisë këmbëngulin që 28-vjeçari të transferohet që në janar në Bundesliga.

Sipas “Bild Sport”, bavarezët po insistojnë që kjo marrëveshje të mbyllet që në janar edhe pse do të ketë një kosto jo të vogël. Kartoni i portugezit është rreth 55 milionë euro, pasi ai ka një kontratë deri në vitin 2028 me Fulham.

Bayern kë kohë që e ndjek Palhinha dhe synon që ta marrë në formë huazimi në janar, me të drejtë blerje verën e ardhshme. Edhe pse kërkesat e anglezëve është e lartë, pritet që marrëveshja të mbyllet me sukses në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat