Drejtori i Galatasarayt bën shaka me Balotellin

Futboll

Drejtori i Galatasarayt bën shaka me Balotellin

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 12:01
Balotelli

Drejtori sportiv i Galatasarayt, Cenk Ergun, foli për rikthimin e Mario Balotellit në Turqi, tek Adanademispor, duke ironizuar situatën:

“Balotelli? Një lojtar i mirë që shkoi në ekipin e duhur. Adana është një qytet i nxehtë, një Napoli turk.

Dielli është përvëlues dhe jeta e natës është më e mira. Edhe trajnerët e dinë se kështu funksionon atje dhe pranojnë stilin e jetës që bëjnë lojtarët e tyre.”

Kujtojmë se sulmuesi italian është rikthyer në Turqi, teksa më parë ka luajtur me skuadra të tilla si: Inter, Manchester City, Milan, Liverpool, Nice, Marseille, Brescia, Monza dhe Sion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat