Plas te Bayerni!

Futboll

Plas te Bayerni!

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 13:03
Bayern

Prestigjiozja gjer mane “Bild” ka shpërthyer “bombën” ditën e djeshme se talenti dhe lojtari më i shtrenjtë në vlerën, sipas “Transferkmarkt”, Xhamal Musiala (110 milion euro), ka ndërprerë procesin e zgjatjes së kontratës me Bajernin, e cila skadon në vitin 2026.

ARSYEJA- Sipas burimit të mësipërm, pala e lojtarit është zmbrapsur pas rishqyrtimit të vendimit nga Musiala, i cili kërkon ende kohë për të vendosur përfundimisht mbi të ardhmen.

Ai do të pres vijimësinë e klubit në këtë sezon dhe nëse ekipi i Tomas Tuhelit ia del të kurorëzohet në frontet brenda vendit si Kupa dhe Bundesliga, e pasuar me sukses në Champions, nuk do të linte shteg dyshimesh te 20-vjeçari gjerman për të firmosur bashkëpunimin me klubin e Bajernit.

Vetëm para pak javësh “bambi” (pseudonim, i cili i referohet Xhamal Musialës) u shpreh se Premier Liga angleze është liga e preferuar, çka mori trajtën e një sinjali për klubet kryesore, e ku e la të hapur edhe mundësinë e largimit nga Bajerni në të ardhmen.

Kaq ka mjaftuar për Jurgen Klopin dhe Liverpulin të ngrejnë “antenat” e interesimit. “Bild” shkon me tej se “reds”-at janë të gatshëm të bëjnë çmenduri financiare në hipotekimin e Musialës.

Anglezët janë në gjendje të depozitojnë në arkat e bavarezëve mbi 100 milionë euro, kotë e cila nuk do të përbënte problem, marrë në konsideratë mundësinë e shitjes së Mohamed Salahut në Arabi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat