​Lëndohet një tjetër lojtar i Milanit

Futboll

​Lëndohet një tjetër lojtar i Milanit

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Milani do të jetë pa sulmuesin Samuel Chukwueze për ndeshjet e ardhshme kundër Juventusit dhe Paris Saint-Germain, pasi ai pësoi një dëmtim me kombëtaren e tij.

Sulmuesi i Nigerisë pësoi një dëmtim të kërdhokullës dhe u përjashtua nga ndeshja kundër Mozambikut.

Nuk është e qartë se sa i rëndë është dëmtimi, por deklarata nga Milani thekson se lojtari ka një lezion në bicepin femoral.

Ky lloj dëmtimi zakonisht kërkon të paktën disa javë për t’u rikuperuar, më shumë gjasa afër një muaji, në varësi të thellësisë së lezionit.

Është koha më e keqe e mundshme, përpara një serie ndeshjesh që do t'i shohin kuqezinjtë të përballen me Juventusin, Paris Saint-Germain dhe Napolin mes Serisë A dhe Ligës së Kampionëve.

Theo Hernandez dhe portieri Mike Maignan janë të suspenduar për përballjen në krye të tabelës me Juventusin.

Ruben Loftus-Cheek, Ismael Bennacer, Mattia Caldara dhe Rade Krunic janë gjithashtu të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat