Milan - Juve, një derbi amerikan

Futboll

Milan - Juve, një derbi amerikan

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 21:33
Pamje nga një ndeshje

Milan-Juventus do të jetë një ndeshje, që përveç spektaklit do të ketë edhe veçanti të tjera.

Do të jetë një miniderbi midis amerikanëve të të dyja skuadrave. Pulisic dhe Musah në njërën anë, Weah dhe McKennie në anën tjetër.

Shokë kombëtaresh dhe miq të mëdhenj, por do të jenë kundërshtarë për një natë në ndeshjen e madhe të Serisë A.

Një vazhdimësi e asaj që pamë në verë, kur dy skuadrat u përballën me njëra-tjetrën në turneun e Los Angelosit. McKennie ka disa vite që luan për bardhezinjtë.

Pavarësisht kritikave ai e ka kaluar numrin e 100 të ndeshjeve dhe sot ai është një element i besueshëm në mesin e fushës për Allegrin. Më pas erdhi Ëeah, duke bindur drejtuesit e klubit si një lojtar i duhur.

Në anën tjetër janë Pulisic dhe Musah, dëshmi të Milanit të ri të RedBird. Christian ka shënuar 4 gola dhe një asist në 8 ndeshjet e para të kampionatit.

Ndërsa Yunus pushtoi Piolin me fleksibilitet.

Ai e filloi sezonin si një alternativë ndaj Loftus-Cheek, por u thirr në veprim më shumë se një herë për t'i dhënë skuadrës së tij një intensitet plus që nga fillimi ose gjatë ndeshjes në zhvillim.

Të dielën në mbrëmje, katër amerikanët mund t'i japin jetë një ndeshjeje të madhe.

Ashtu siç nuk ka ndodhur kurrë në historinë e dy skuadrave.

Kurioziteti është se të gjithë kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, të konsoliduar nga përvoja dhe fitoret në kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat