​Neymar: Jam në situatë të vështirë, kam nevojë për mbështetjen tuaj

Futboll

​Neymar: Jam në situatë të vështirë, kam nevojë për mbështetjen tuaj

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 08:29
Neymar

Neymar do të mungojë për një vit për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë të pësuar gjatë një ndeshjeje kundër Uruguait të martën.

Stafi mjekësor e largoi atë nga fusha pak para se të përfundonte pjesa e parë pasi një ballafaqim me mbrojtësit e Uruguait solli lëndimin e gjurit të tij.

Menjëherë, ai sinjalizoi për një zëvendësim. Në pamundësi për të ecur, ai u largua nga fusha me ndihmën e stafit mjekësor, përcjellë KosovaPress.

Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) lëshoi një deklaratë ku ka zbuluar se Neymar ka këputur ligamentin e gjurit të majtë.

Aktualisht, Neymar luan për Al-Hilalin dhe me gjasë nuk do të kthehet këtë sezon.

Kjo situatë, duke pasur lëndime të njëpasnjëeshme, duket se e ka rënduar tej mase emocionalisht Neymarin i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale ka kërkuar mbështetjen e familjes dhe miqve të tij.

“Jam në një moment të trishtuar të jetës sime. E di që jam i fortë, por këtë hetë kam nevoje për mbështetjen e familjes dhe miqve të mi më shumë se kurrë më parë. Nuk është e lehtë të lëndohesh, të operohesh dhe pastaj të jesh i detyruar ta bësh këtë vetëm pak muaj me vonë përsëri.”, ka shkruar Neymar në letrën e tij.

Data e operacionin ende nuk është caktuar, derisa ekipet mjekësore nga Brazili dhe Al-Hilal po koordinojnë planin e rikuperimit të yllit.

Kohët e fundit Neymar është përballur me lëndime të ndryshme. Madje ai humbi dy ndeshje në grupe të Kupës së Botës për shkak të një problemi në kyçin e këmbës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat