Në skenë shfaqet një tjetër emër për postin e Rubialesit

Futboll

Në skenë shfaqet një tjetër emër për postin e Rubialesit

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 11:13
Antonio Mateu Lahoz

Pas Iker Kasijas, në skenë shfaqet një tjetër emër për të zënë vendin e Luis Rubialesit si president i Federatës Spanjolle të Futbollit.

“MARCA” raporton se vendin e Rubiales pritet ta zërë ish-arbitri Antonio Mateu Lahoz, 46-vjeçari nga Valencias, i cili arbitroi në La Liga në vitet 2008-2023.

Prej vitit 2011 Lahoz mbante edhe stemën e FIFA-s, duke gjykuar duele të ndryshme në kompeticionet europiane për klube. Ai mori pjesë edhe në Botërorët Brazil 2014, Rusi 2018, Katar 2022. Europianin Euro 2020, si edhe në Lojërat Olimpike Verore Brazil 2016.

Më 30 qershor të këtij viti, Lahoz u tërhoq përfundimisht duke e mbyllur me gjykimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat