Dimarco: “Pritja” e Lukakut në finale?

Futboll

Dimarco: “Pritja” e Lukakut në finale?

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 11:44
Pamje nga një ndeshje

Federico Dimarco i është rikthyer edhe njëherë finales së Champions League. Interi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë përballë Manchester Cityt, por anglezët siguruan trofeun për herë të parë në histori falë golit të Rodrit.

Zikaltrit iu afruan në disa momente golit të barazimit, siç pati mundësi Dimarco, por topi u bllokua nga Romelu Lukaku, ish-shoku i skuadrës.

Anësori i majtë i Interit ende ndihet keq kur mendon momentin që gjuajtja e tij me kokë u devijua nga sulmuesi belg, të cilin do e sfidojë si kundërshtar më 29 tetor në “San Siro”.

Në një Inter-Roma të zjarrtë ku tifozët vendas do të jenë të pajisur me 50 mijë bilbilia për t’ia “nxirë jetën” Lukakut në çdo moment që do të prekë topin.

“Çfarë mendova në ato momente? Ta bëjmë kështu, do ta tregoj më vonë. Sepse nuk e them dot live atë që më kaloi në mendje… ”, theksoi Dimarco.

25-vjeçari italian po dhuron performanca shumë pozitive me skuadrën e Simone Inzaghit dhe së shpejti pritet të rinovojë kontratën.

Sipas akordit me drejtuesit, mbrojtësi i krahut do të jetë pjesë e Interit deri në 2028. Teksa do të përfitojë 4 mln euro në sezon nga marrëveshja e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat