Zhduket futbollisti i konsideruar si talent, kur Milani e bleu 1.5 milionë euro

Futboll

Zhduket futbollisti i konsideruar si talent, kur Milani e bleu 1.5 milionë euro

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 11:56
Emil Roback e Zlatan Ibrahimoviç

Duhet te ishte “Ibra i ri” dhe madje mori edhe nje elozhe te madhe nga Zlatani, por duket se aventura dhe rritja e Emil Roback nw futboll ka shkuar totalisht nw binarë tw tjerë.

Sulmuesi në pronësi të Milanit dhe i huazuar te Norrkoping, është zhdukur prej 2 javësh.

Drejtori sportiv i klubit Norrkoping nuk mund ta kontaktojë në asnjë mënyrë me djalin dhe thotë se është i shqetësuar per shendetin e futbollistit.

Roback bëri një intervistë me Norrköpings Tidningar në gusht. gjatë së cilës ai e pranoi vetë se huazimi i tij nuk po shkonte ashtu siç dëshironte.

“Nuk ka shkuar siç ishte planifikuar, nëse e them vetë. Thjesht përpiqem ta marr ashtu siç vjen. Pastaj varet edhe nga trajneri, por unë përpiqem të jap maksimumin gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Në gusht 2020, Hammarby shiti Roback te Milani për 1.5 milionë euro dhe në vjeshtën që pasoi, ai u vlerësua nga bashkatdhetari i tij Zlatan Ibrahimovic. Kontrata e tij me Milanin skadon në qershor 2025 dhe shenjat për të ardhmen nuk janë pozitive në këtë fazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat