Lojtarët që kanë përshkruar më shumë kilometra në Seria A, Ramadani është i dyti

Futboll

Lojtarët që kanë përshkruar më shumë kilometra në Seria A, Ramadani është i dyti

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 13:15
Ramadani

Ylber Ramadani ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Kombëtaren tonë në suksesin 3-0 ndaj Republikës Çeke, ndërkohë që u la pushim për sfidën miqësore kundër Bullgarisë.

Mesfushori që aktivizohet në Seria A te Lecce, po kalon një sezon shumë të mirë.

Sipas statistikave, ai është lojtari i dytë që ka mesataren më të lart të të kilometrave të përshkruara në Seria A.

Me një mesatare prej 12,294 km, Ramadani është një “maratonomak” i vërtetë në një nga kampionatet më prestigjioze në botë.

Edhe pse është sezoni i parë, mesfushori shqiptar është integruar mjaft mirë në ekipin italian, por duke sakrifikuar jo pak energji gjatë ndeshjeve. Në vendin e parë në Seria A për mesataren e kilometrave që ka përshkruar është Lews Ferguson, me 12,394 kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat