7 herë lojtari më i mirë në 12 ndeshje

Futboll

7 herë lojtari më i mirë në 12 ndeshje

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 13:17
Jude Bellingham

Jude Bellingham po kalon momentin më të mirë në karrierë. Futbollisti anglez po shkëlqen te skuadra e Real Madridit, pas transferimit për shifrën e 103 milionë eurove gjatë verë.

Këtë sezon, 20-vjeçari ka arritur që të dalë në 7 raste njeriu i ndeshjes.

Në La Liga, ndaj Athletic, Almería, Celta Vigos dhe Girona-s ka marrë çmimin si më i miri i ndeshjes.

Gjithashtu në Champions në sfidat ndaj Union Berlin dhe ndaj Napolit si dhe me Anglinë ndaj Skocisë ka qenë lojtari më i mirë në fushën e lojës.

Në 7 nga 12 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon në të gjitha kompeticionet mes Real Madrid dhe Anglisë, Bellingham ka shkëlqyer. Shifra të jashtëzakonshme për fantazistin që ka shënuar këtë sezon 10 gola me Los Blancos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat