Brahim Diaz kërkon rikthimin te Milani

Futboll

Brahim Diaz kërkon rikthimin te Milani

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 13:42
Brahim Diaz

Sulmuesi Brahim Diaz nuk po kalon periudhë të mirë në Real Madrid.

Diaz gjatë verës që lamë prapa, ishte rikthyer tek madrilenët pas huazimit te Milani.

Sipas medieve italiane, lojtari dëshiron rikthimin tek gjiganti italian pasi ai nuk po gjen hapësirë të madhe në skuadrën e Carlo Ancelottit.

“Brahim Diaz kërkon rikthimin në Milan pas situatës së komplikuar që ka tek Real Madrid”, shkruajnë mediet iberike.

Diaz thuhet se kërkon rikthimin tek ‘Rossonerët’ qysh në janarin që po vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat