Pioli humbet portierin e radhës

Futboll

Pioli humbet portierin e radhës

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 14:13
Milani

Emergjencë portierësh te Milani. Kuqezinjtë presin Juventusin në “San Siro” të dielën (20:45).

Stefano Pioli nuk do të ketë të gatshëm të pezulluarit Mike Magnan dhe Theo Hernandez, teksa së fundmi është dëmtuar edhe portieri i dytë.

Marco Sportiello ka probleme muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për klasiken e fundjavës përballë bardhezinjtë të Allegrit.

Në kushte të tilla, si titullar mes shtyllave të Milanit do të aktivizohet Antonio Mirante, portieri i tretë.

40-vjeçari, pjesë e kuqezinjve prej tetorit të vitit 2021, do të luajë ndaj Juves ndeshjen e parë si titullar në Serie A me kryesuesit e Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat