Shkupi ndaj Bregallnicës do të luaj në Kumanovë

Futboll

Shkupi ndaj Bregallnicës do të luaj në Kumanovë

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 14:18
Shkupi

Pas dy jave pauzë, të dielën rikthehet kampionati maqedonas. 

FC Shkupi si nikoqir të dielën do të pret skuadrën e Bregallnicës, por për shkak të punimeve në stadiumin e Çairit, ku tani më disa javë është duke u riparuar terreni i blertë, këtë ndeshje bardhekaltërit do ta luajnë në stadiumin e KF Bashkimi në Kumanovë.

Gjithashtu edhe ndeshja e 1/8 të finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Shkupit dhe KF Ohri nuk do të zhvillohet në Çair, mirëpo ende nuk është vendosur se ku do të luhet. 

Ndeshja Shkupi – Bregallnica zhvillohet të dielën në Kumanovë me fillim në ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat