Messi vazhdon magjitë me Argjentinën

Futboll

Messi vazhdon magjitë me Argjentinën

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 14:23
Messi

Leo Messi ekzaltohet kur vesh fanellën e Argjentinës. Ka ikur koha që kur ai shkonte në ekipin kombëtar, konsiderohej një torturë. Ishte viti 2018 dhe në vendin e tij doli lajmi se ai do të tërhiqej përgjithmonë.

Tani situata është shumë ndryshe. “Pleshti” ishte ylli i madh i Argjentinës së Skalonit në Botërorin e kaluar në Katar dhe ai fitoi edhe të vetmin trofe që i mungonte,

Kupën e Botës, për t’u dhënë fund debateve nëse i takon edhe atij të jetë atje me Maradonën dhe Pelenë. Por triumfi në Katar nuk solli varjen e këpucëve të tij në gozhdë. Loja e mirë e kombëtares nuk mbaroi atje dhe përfaqësuesja vijon të ketë një shije të ëmbël për numrin 10.

Këtë e tregoi edhe ndeshja e fundit kualifikuese e Botërorit kundër Perusë, fituar 2-0 në Lima nga kampionët e botës falë dy golave pikërisht të sulmuesit të Inter Majamit.

Dhe pas ndeshjes ai guxoi të bënte edhe krahasime me ish-klubin e tij Barcelonën: “Që pasi fituam Kupën e Amerikës në Brazil, ne u çliruam dhe u përmirësuam. Dhe pasi fituam Kupën e Botës, e bëmë shumë më tepër. Skuadra është shumë e sigurt, shumë e lirshme. Pavarësisht se ku luajnë, lojtarët janë gjithmonë protagonistë dhe duan topin. Ne ndihemi shumë mirë dhe argëtohemi duke luajtur në këtë mënyrë”, tha një futbollist që e sheh ekipin e tij aq të fortë sa i kujton klubin e tij më të mirë të karrierës.

“E kam pyetur veten një ditë tjetër për këtë. Kjo skuadër është mbresëlënëse dhe vazhdon të rritet, ndeshje pas ndeshjeje. Po luan gjithnjë e më mirë. Krahasojeni me Barcelonën… Barcelona është skuadra më e mirë në histori. Është e ekzagjeruar? Por unë mendoj se kjo skuadër është shumë afër për shkak të asaj që tregoi, sepse është bërë kampione e Amerikës, e botës. Kemi lojtarë të mrekullueshëm, pavarësisht se kush luan, nuk bie në sy, sepse kemi një markë loje që na identifikon shumë, që na pëlqen ta luajmë dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë”, pohoi ai.

Çelësi për këtë sukses është shpirti i ekipit të tij: “Aspekti njerëzor ka një ndikim të madh.

Nëse ka një grup të mirë dhe një atmosferë të mirë në dhomat e zhveshjes, gjërat janë shumë më të lehta. Ne kemi treguar prej kohësh se ky është një grup i mrekullueshëm. Ka djem shumë të rinj, që edhe pse fituan gjithçka, duan të vazhdojnë të fitojnë.

Mesazhi që trajneri dërgoi pas Kupës së Botës është se po fillonim përsëri nga e para dhe se kur fiton është më e vështirë të fitoni trofe të tjerë”.

Leo luajti për Barçën nga viti 2004 deri në vitin 2021. Ndoshta skuadra më e mirë gjatë gjithë asaj periudhe ishte ajo që fitoi 6 trofetë e një sezoni. Dhe në 2008-‘09, ekipi katalanas përmirësoi çdo pritshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat