Priten tre debutues në supersfidën Partizani - Tirana

Futboll

Priten tre debutues në supersfidën Partizani - Tirana

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 14:41
Tirana

Për disa lojtarë të Tiranës do të jetë derbi i parë i karrierës. Kështu, Abdullahu, Jonuzi dhe Latifi luajnë për herë të parë një Partizani-Tirana. 

Nga skuadra fituese e fundit në derbi ka shumë ndryshime. Së pari, është larguar trajneri, titullarët Bekaj, Toshevski, Ismajlgeci, Behiratçe, Aleksi, Kallaku e Xhixha.

Prej 11-shes që nisi takimin kanë mbetur në skuadër Lulaj, Deliu, Hasani e Patrik.

Prej lojtarëve që ishin në stol atë sfidë kanë mbetur Hila, Përgjoni dhe Lika. Janë larguar gjithashtu, Limaj, Husein, Zhivanaj, Gjumsi, Iseni, Nikqi dhe Berisha.

Një revolucion total në skuadrën që ka shijuar për herë të fundit derbin me të kuqtë. Të shohim nëse skuadra e sivjetshme do t’ia dalë ndaj Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat