Sfida u ndërpre për shkak të sulmit terrorist, UEFA vendos për ndeshjen Belgjikë - Suedi

Futboll

Sfida u ndërpre për shkak të sulmit terrorist, UEFA vendos për ndeshjen Belgjikë - Suedi

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 14:54
Pamje nga atmosfera

Ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisë e zhvilluar në King Baudouin Stadium në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024 u ndërpre pas 45 minutave të para duke qenë se në Bruksel pati një sulm terrorist nga i cili mbetën të vrarë dy tifozë suedezë.

Kombëtarja suedeze, por edhe ajo e Belgjikës u dakordësuan që sfida të mos vijonte në pjesën e dytë për shkak të ngjarjes së rëndë, por edhe pasigurisë që kaploi Brukselin në ato orë.

Së fundmi, UEFA ka vendosur që ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisë të mos vijojë dhe të mbyllet me rezultatin 1-1 duke u njohur si takim i mbyllur në barazim.

Kjo vjen edhe për shkak se situata në Grupin F është e zgjidhur me Belgjikën që e ka siguruar kualifikimin në Europian, ndërsa Suedia nuk ka asnjë shans për t’u kualifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat