Një derbi në shifra

Futboll

Një derbi në shifra

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 15:54
Pamje nga një ndeshje

Partizani dominues edhe në precedentët e fundit, Tirana nuk fiton prej një viti

Një derbi luhet në fushë, vetëm pasi e ka bërë më parë në statistika: e kur vjen puna te Partizani-Tirana, në lojë është edhe krenaria, që në këtë rast i jep të drejtë të kuqve. Jo vetëm për dominimin historik në përballjet ndërqytetase, por edhe sepse ka humbur vetëm një në katër përballjet e fundit, nga të cilat ka fituar dy.

170 herë janë përplasur Partizani e Tirana, në të gjitha kompeticionet, Kupë dhe kampionat, në një rrugëtim historik, të nisur nga viti 1947, për të mbërritur në sfidën e sotme të 19 tetorit 2023.

Përplasja e parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947, kur “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke shënuar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi. Tirana në anën tjetër krenohet me të famshmin orar zyrtar të asaj kohe 7-3.

Vetëm se të kuqtë i gëzohen 70 fitoreve, kunddrejt 47 sukseseve të bardhebluve, me 53 ndeshje që kanë përfunduar në barazim. Demat mbizotërojnë edhe në golavarazh: 229 gola të shënuar ndaj 184 të bardhebluve. Për të gjetur fitoren e fundit të Partizanit nuk duhet kërkuar gjatë: në 6 mars 2022, në vitin e titullit, skuadra e Colellas triumfoi 2-0.

Suksesi i fundit bardheblu është ai i një viti më parë, në 2 tetor 2022, edhe ky në vitin e titullit të fituar nga Orges Shehi, 0-2.

Dy formacionet rivale herën e fundit që janë takuar janë ndarë 1-1 në një ndeshje që mbajti cështjen e kampionatit të hapur deri në fund. Një statistikë interesante është edhe që në pesë sfidat e para derbi, të pesë sezoneve të fundit, ka ndodhur vetëm një herë që derbi të mbyllet në barazimm në sezonin 2020-21 në të vetmin rast që Tirana e Partizani nuk kanë fituar titullin në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat