Në verë ishte shumë pranë Interit

Futboll

Në verë ishte shumë pranë Interit

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 15:57
Logo e Interit

Në verë ishte shumë pranë Interit, por tashmë Lazar Samarxhiq mund të veshë fanellën e rivalëve të urryer të zikaltërve, Juventusit.

Sipas medias italiane, bardhezinjtë kanë nisur kontaktet me Udinesen për të marrë shërbimet e mesfushorit të talentuar serb, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 20-25 milionë euro.

Giuntoli ka bërë një propozim paraprak te Udinese, për të marrë mesfushorin që në janar në huazim për 4-5 milionë euro, me të drejtë blerjeje për 17-18 milionë euro në fund të sezonit.

Kjo e drejtë blerjeje mund të shndërrohet në detyrim blerjeje, nëse bardhezinjtë sigurojnë kualifikimin në Champions League edicionin e ardhshëm, teksa oferta ka joshur jo pak bardhezinjtë e Udineses, pasi shifra shkon pak a shumë 22 milionë, aq sa do të paguante Interi në verë.

Vlen të theksohet se te Juventusi janë të detyruar të përforcohen në mesfushë, pasi kanë humbur shërbimet e Paul Pogba dhe Nicola Fagiolit, të pezulluar i pari për përdorim dopigu dhe tjetri për përfshirje në baste sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat