Rrezikon të shkarkohet për mungesë rezultatesh

Futboll

Rrezikon të shkarkohet për mungesë rezultatesh

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 16:35
Mancini djathtas

Roberto Mançini la stolin e kombëtares Italiane për milionat e Arabisë Saudite, por trajneri italian rrezikon që të mbetet duarthatë .  Aventura e  Mançinit në krye të kombëtares së Arabisë Saudite ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për një trajner me eksperiencë si italiani, ndaj dtyra e tij te arabët  mund të mbyllet shumë shpejt.

Në 4 miqësore të luajtura në dy muajt e fundit, sauditët në drejtimin e Roberto Mançinit  kanë arritur një barazim dhe tri humbje.

Kjo ecuri ka bërë që drejtuesit e federatës arabe të futbollit të jenë të pakënaqur nga rezultatet, edhe pse bëhet fjalë ndeshje  miqësore.,  ku kanë shënuar 4 gola dhe kanë pësuar 9 .

Presidenti i federatës saudite të futbollit, Jaser Al Misehal, ka kërkuar që skuadra të reagojë dhe të marrë rezultate pozitive në dy ndeshjet zyrtare të eliminatoreve të Kupës së Botës.

Në nëntor, sauditët e Mançinit do të luajnë ndaj Pakistanut dhe Jordaninë.  Ndërsa në janar, në Katar, do të luhet Kupa e Azisë.

Trajneri Roberto Mancini erdhi me bujë në Arabi me një rrogë të majme, kur la në mes detyrën e tij si drejtues i kombëtares italiane, me të cilën fitoi edhe Europianin e fundit. Arabia synon ngrejë ndjeshëm nivelin, pasi synon të organizojë botërorin e vitit 2034.

Gjithsesi, në rast se situata nuk ndryshon mund të vijë divorci i parakoshëm edhe pse kontrata skadon në vitin 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat