Skuadrat shqiptare kryesojnë tabelën në katër shtete! 

Futboll

Skuadrat shqiptare kryesojnë tabelën në katër shtete! 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 tetor 2023 Në ora: 16:51
Deçiqi

Në katër shtete kryesojnë skuadrat shqiptare.

Në Mal të ZI dhe Maqedoni të Veriut, përderisa në Shqipëri dhe Kosovë është normale kur kihet parasysh se komplet liga është me skuadra shqiptare.  

Pas javës s 12-të në elitën e futbollit malazez, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, kryeson me 23 pikë, pasojnë Buduçnosti 22, Jezero 20 etj.

Deçiqi ka president Pal Dreshajn.

Pas javës së 10-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës kryeson me 23 pikë, pasojnë Shkupi me 19, Struga Trim Lum 18 etj.

Çka është më interesant, tre skuadra shqiptare janë në tre vendet e para në Maqedoni.  

Liga ka 12 ekipe, pesë prej tyre janë skuadra shqiptare: Shkëndija, Shkupi, Voska Sport, Gostivari dhe Struga Trim lum, kampion në fuqi.   

Pa e harruar edhe Besën e Dobërdollit që kryeson me 21 pikë pas tetë javësh në Ligën e Dytë të Maqedonisë, duke lënë pas Pelisterin e Manastirit me 17, Detoit 16 etj.

Pas javës së tetë në Kampionatin Shqiptar, Egnatia e Rrogozhinës kryeson me 16 pikë, pasojnë Laçi 13, Tirana 13 pikë etj. 

Pas javës së 9-të në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani i Therandës prin (një ndeshje më pak) me 20 pikë, pasojnë Llapi 19, Drita 18 (një ndeshje më pak) etj.

Ballkani është edhe në fazën e grupeve në Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat