Halilhoxhiq foli sërish për Bosnjën: Politikisht është e pamundur!

Futboll

Halilhoxhiq foli sërish për Bosnjën: Politikisht është e pamundur!

Nga: K.G. Më: 19 tetor 2023 Në ora: 19:23
Halilhoxhiq

Trajneri i futbollit nga Bosnja dhe Hercegovinës, Vahid Halilhoxhiq ka theksuar se Vico Zhelkoviq i ka kërkuar të pijë kafe me të dhe se ai u ka thënë të gjithëve se nuk duhet pritur shumë nga ajo kafe.

Hailhoxhiq nuk është interesuar që të drejtojë kombëtaren e Bosnjës.

“Presidenti i federatës boshnjake Vico Zhelkoviq kërkoi të pinte një kafe me mua dhe ai duhej që të vinte në Dubrovnik, marrëveshje që të bisedonim me njëri - tjetrin dhe më thirrën dhjetëra gazetarë nga kjo zonë, u thashë të gjithëve se ishte vetëm një kafe. 

Mos pritni me shume sepse e di sa komplekse është situata politike ne Bosnjë dhe Hercegovinë, për mua është e paimagjinueshme që skuadra kombëtare nuk mund të luajë në Banjalluka dhe Mostar. 

Unë nuk mund të jem hipokrit, është vendi im, ata ndoshta me varrosin aty, por nuk mund te pranoj që ju e dini si është polarizimi, kombëtar dhe fetar, kjo është e pamundur”, tha Halilhoxhiq, transmeton media bishnjake “Klix.ba”.

“Pra, megjithëse shumë donin të vija të ndihmoja, unë nuk pranova. Politikisht është pamundur që të vij”, tha mes të tjera Halilhoxhiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat