​Ylli i Realit i thotë jo kalimit te United

Futboll

​Ylli i Realit i thotë jo kalimit te United

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 19:26
Luka Modric dhe Kross

Luka Modric po lidhet vazhdimisht me një largim nga Real Madridi, me Manchester United që po shihet se destinacion i mundshëm i veteranit kroat.

Por, ky destinacion si duket nuk i pëlqen Modricit, pasi ai ka hedhur poshtë spekulimet që po e lidhin atë me një kalim te “Djajtë e Kuq”.

Modric ka insistuar se ai dëshiron të vazhdojë të ardhmen te Reali.

Duke u përgjigjur për spekulimet e fundit në një bisedë private te Reali, Modric tha: “Ajo se çfarë publikohet në gazeta është një gënjeshtër, nuk e kam atë qëllim”.

Modric ka qenë një lojtar kyç për Real Madridin që prej se u transferua nga Tottenhami, dhe ai e ka ndihmuar gjigantin spanjoll të fitojë trofe të shumtë gjatë kohës së tij me klubin.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat