Adeyemi në përpjekje të gjetjes së vetes te Dortmund

Futboll

Adeyemi në përpjekje të gjetjes së vetes te Dortmund

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:24
Adeyemi

Karim Adeyemi po shpreson se rasti i tij te Borussia Dortmund do të jetë sikurse ai i Donyel Malen.

Adeyemi, i cili u largua nga Salzburg verën e kaluar dhe u kthye në Gjermani për të veshur fanellën e Borussia Dortmundit, ende nuk i ka përmbushur pritjet.

Por kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodhë me një futbollist.  

Malen u transferua te Dortmund në verën e vitit 2021 me një reputacion si një talent i madh nga PSV për 30 milionë euro dhe ambientimi nuk kishte shkuar sipas planit, ani se tash holandezi është një nga lojtarët kryesorë të Borussia.

"E di që nuk po luaj mirë tani. Ndonjëherë është një periudhë kur thjesht nuk bën mirë. Kështu është me mua tani", ka pranuar Adeyemi. "Por është vetëm një kohë e caktuar, e di që do të jem në gjendje ta kaloj. Unë jam duke bërë gjithçka që mundem".

Ai ka folur për besimin nga skuadra. 

"Menaxhmenti i BVB më ka siguruar disa herë se ata ende besojnë në mua. Por më e rëndësishmja, unë besoj në veten time dhe do ta kaloj këtë", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat