Ahmataj pas humbjes në derbi: Fati nuk ishte me ne

Futboll

Ahmataj pas humbjes në derbi: Fati nuk ishte me ne

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:40
Ahmataj

Trajneri i Tiranës, Juljan Ahmataj, foli menjëherë pas disfatës në derbi ndaj Partizanit, me rezultatin 2-1. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “MCN TV”, tekniku bardheblu, u shpreh:

“Momentet e përqendrimit, janë ato që të sjellin probleme. Fati nuk ishte me ne, goditëm 3 herë traversën, topat tonë shkonin jashtë, kurse Partizani goditi dy herë shtyllën dhe topat shkonin brenda.

Vështirësi patën të dy skuadrat, edhe ne u shfaqëm para portës, por duhet të ishim më të qartë për të shkuar në finalizim.

Duke provuar gjithçka për të shkuar te barazimi, duke përdorur Dokën në treshën e mbrojtjes, ishim shumë ofensiv, na ngeli zëvendësimi i Lulajt, për të rregulluar balancat.

Ishim shumë të brishtë në atë moment. E njëjta na ndodhi edhe te goli i parë në goditja standarte, do fusnim Kainën dhe në atë moment e pësuam. Fati nuk ishte me ne.

Jam i kënaqur me ndërrimet, për luftën dhe karakterin që treguan, pashë një skuadër që luftoi”, përfundoi Ahmataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat