Çudit me zgjedhjen e radhës

Futboll

Çudit me zgjedhjen e radhës

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:49
Oliver Birhof në mes

Oliver Birhof për shumë vite ka qenë një nga emrat më të suksesshëm në fushën e lojës si sulmues, e më pas edhe si menaxher skuadre.

Ai mbajti këtë post në radhët e përfaqësueses së Gjermanisë derisa erdhi shkarkimi i tij pas disfatës në Botërorin 2022.

Por Birhof nuk ka qëndruar shumë gjatë duarkryq, pasi është prezantuar në detyrën e tij të re, edhe pse për shumëkënd do të duket e çuditshme.

Birhof ka kaluar tashmë në futbollin amerikan, teksa i është bashkuar klubit të njohur të Nju Inglënd Patriots si një këshilltar biznesi për zhvillimin e tregut të këtij klubi në Gjermani dhe rajonin përreth saj.

Ai do të jetë përgjegjësi për të ndihmuar klubin e NFL që të zhvillojë një treg i cili ka nisur të ndjekë gjithnjë e më shumë ndeshjet e këtij sporti si dhe ku po organizohen herë pas here takime.

“Futbolli amerikan është një sport i bukur dhe një burim i madh argëtimi.

Mua më pëlqen pasioni, atleticizmi dhe entuziazmi i ndeshjeve. Jam prej vitesh një tifoz i zjarrtë”, tha Birhof pas prezantimit të tij në detyrën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat