Italia rrezikon Europianin e 2032-shit

Futboll

Italia rrezikon Europianin e 2032-shit

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Pas çështjes së basteve, Gabriele Gravina ka përfunduar në syrin e disa politikanëve të cilët po e ftojnë pa shumë fjalë të japë dorëheqjen. Në mbrojtje të presidentit federal, numri një i Sindikatës së trajnerëve, Renco Ulivieri.

U befasuam nga sulmet ndaj presidentit të Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina.

Sipas mendimit tonë, sulmet ishin instrumentale dhe gjithashtu të rrezikshme.

Ndoshta ata që kanë ndërhyrë nuk e dinin, por kjo lloj deklarate rrezikon të lërë Italinë të largohet nga UEFA dhe FIFA, të cilat nuk tolerojnë ndërhyrje politike në menaxhimin e federatave.

Pikërisht tani, për më tepër, që presidenti Gravina ka marrë përsipër në Itali organizimin e kampionatit europian 2032”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat