Arthur ishte shumë afër Barçës

Futboll

Arthur ishte shumë afër Barçës

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 17:25
Arthur

Sipas lajmeve që vijnë nga Spanja, Arthur Melo duket se ka qenë një hap larg kthimit te Barcelona në muajt e kaluar.

Me Franck Kessie drejt largimit dhe me domosdoshmërinë për të gjetur një regjisor në mesin e fushës, trajneri Xavi ka menduar për të kthyer futbollistin në pronësi të Juventus-it dhe sot i huazuar te Fiorentina.

Megjithatë, ideja e një kthimi të mundshëm të Arthur është zbehur pas një bisede mes Xavi-t dhe kapitenin Sergio Busquets në atë kohë, i cili ka vënë veton për marrjen e brazilianit.

Siç është shpjeguar në podcast-in “Barça Confidencial”, në fakt, problemi duket se nuk ka qenë teknik, por me çështje që nuk kanë lidhje me fushën.

Sergio Busquets, ka kujtuar situatat jashtë fushës që Arthur ka pasur në vitet te Barcelona, duke lënë të kuptohet se mund të kishte një ndikim negativ brenda skuadrës të përbërë nga shumë lojtarë të rinj.

Natyrisht, fjalët e Busquets kanë ndikuar, edhe pse në fund nuk kanë qenë arsyeja kryesore për të cilën Xavi ka zgjedhur të heqë dorë nga Arthur.

Tani te Fiorentina, lojtari duket se po jeton një rilindje dhe në të ardhmen mund të rihapen disa dyer të rëndësishme për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat