Jakupi, ftohet te Maqedonia U17

Futboll

Jakupi, ftohet te Maqedonia U17

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 18:33
Jakupi

20 tetor – Talenti U17 i FC Aarau nga Zvicra, Almir Jakupi sot i është bashkuar reprezentacionit të Maqedonisë U17 për turneun kualifikues, i cili nga 25-31 tetor do të zhvillohet në Malta.
Jakupi është me prejardhje nga Kumanova.

Të zgjedhurit e seleksionuesit Dashmir Beari ndodhen në grupin e tetë kualifikues së bashku me Spanjën U17, Slovakinë U17 dhe nikoqirin Maltën U17.

Përfaqësuesja e U17 të RMV-së për në Malta udhëton ditën e diel.

Jakupi, i cili luan në pozitën e mesfushorit, është optimist para këtij turneu.

Për Open-TV, ai deklaroi se është mjaftë i përgatitur dhe se pret të zënë njërin prej dy vendeve të para në grup, që mundëson kualifikimin në raundin elitar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat