Allegri në listën e bastexhinjve!?

Futboll

Allegri në listën e bastexhinjve!?

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 19:39
Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka përfunduar së fundmi në listën e Fabrizio Corona, si i implikuar në aktivitetin e lojërave të fatit. Përmes një video të publikuar së fundmi, shihet numri një i stolit të Juventusit teksa luan kazino në Monte Carlo, por paparaci italian ka shkuar dhe më tej duke e akuzuar se Allegri ushtron aktivitetin e basteve në Serie B.

Nëse diçka e tillë do të vërtetohet atëherë trajneri i Juves do e kishte punën pisk, pasi është rreptësisht e ndaluar që aktorët e futbollit të angazhohen në bastet sportive.

Në Itali prej disa ditësh ka plasu skandali i lojtarëve që janë të përfshirë në aktivitetin e lojërave të fatit, teksa Nicolò Fagioli, Sandro Tonali dhe Nicolo Zaniolo janë zyrtarisht nën hetim, ndërsa Federico Gatti, Stephan El Shaarawy dhe Nicolo Casale gjithashtu janë emrat e tjerë të përmendur nga Corona.

56-vjeç merr një lajm jo të mirë para derbit me Milanin, ndonëse tashmë situatën me shumë gjasa do e marrë në dorë prokuroria italiane, që ka ndërmarrë një hetim të thelluar në lidhje me implikimin e aktorëve të futbollit në bastet e jashtëligjshme. Ndërkohë, paparaci i njohur, Corona, ka paralajmëruar se në vijim do të publikojë të tjerë emra të botës së futbollit që kryejnë aktivitete të paligjshme në botën e lojërave të fatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat