Rrahmani rikthet në formacionin titullar të Napolit

Futboll

Rrahmani rikthet në formacionin titullar të Napolit

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 14:12
Amir Rrahmani

Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Marc'Antonio Bentegodi” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Veronas dhe Napolit, e vlefshme kjo për xhiron e nëntë të Serie A.

Në xhiron e fundit, Verona u mposht nga Frosinone me rezultat 2:1, kurse Napoli pësoi humbje nga Fiorentina 3:1.

Momentalisht, Napoli zë vendin e pestë në tabelë me 14 pikë, krahas Veronas që renditet e 16-ta me tetë pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Veronan nuk do të paraqiten Braaf, Cabal, Doig, Hien dhe Hrustic, kurse te Napoli mungojnë Angiussa dhe Osimhen, ndërsa ylli kosovar, Amir Rrahmani është rikthyer nga lëndimi.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Verona (3-4-2-1): Montipò; Dawidowicz, Magnani, Amione; Faraoni, Hongla, Folorunsho, Doig; Ngonge, Serdar; Djuric

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Natan, Mario Rui; Cajuste, Lobotka, Zielinski; Politano, Raspadori, Kvaratskhelia All. Garcia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat