Ultrasit e Napolit shkaktojnë rrëmujë në Verona

Futboll

Ultrasit e Napolit shkaktojnë rrëmujë në Verona

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 14:19
Trazira

Napoli luan në transfertë ndaj Veronës teksa ultrasit e të kaltërve kanë shkaktuar trazira në afërsi të stadiumit Bentegodi pasi janë përleshur me forcat e policisë.

Tifozët e Napolit hodhën tymuese dhe flakadanë në drejtim të policisë me këtë të fundit që iu përgjigjën menjëherë duke arrestuar disa prej ultrasve.

Helikopterët shoqëruan nga lart veprimet e ultrasve duke identifikuar disa prej tyre dhe pritet që në vijim të ketë sërish arrestime.

Aktualisht, situata është vendosur nën kontroll nga ana e forcave të rendit teksa në një komunikatë të policisë theksohej se ultrasit e Napolit kishin udhëtuar në Verona me idenë për t’u konfrontuar fizikisht me ultrasit e Hellas Verona.

Pas qetësimit dhe vendosjes së rendit, pritet që ndeshja të nisë rregullisht ashtu siç ishte parashikuar, në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat