Rrahmani rikthehet, Napoli fiton në Veronë

Futboll

Rrahmani rikthehet, Napoli fiton në Veronë

Nga: K. G. Më: 21 tetor 2023 Në ora: 16:50
Pamje nga ndeshja

Napoli kthehet me pikë të plota nga Verona.

Kampioni në fuqi italian, Napoli, ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Veronës.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, rikthehet pas lëndimit dhe ndihmoi Napolin në fitoren e madhe.

Lazoviq shënoi në minutën e 50-të për Veronën dhe Politano (27'), Kvaratskhelia (43' e 55') për Napolin. 

Pas javës së 9-të në Serie A, Napoli zë vendin e pestë me 17 pikë dhe Verona në të 16-tin me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat