Newcastle e Brentford bëjnë detyrën, Nottingham Forest ndan pikët me Luton

Futboll

Newcastle e Brentford bëjnë detyrën, Nottingham Forest ndan pikët me Luton

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 18:58
Newcastle

Përveç sfidës Manchester City-Brighton kanë përfunduar dhe 4 sfida të tjera të vlefshme për javën e 9 të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku nuk kanë munguar goleadat dhe “surprizat”.

Kështu në “St.James’ Park”, “bardhezinjtë” e Neëcastle kanë mundur me “poker”, skuadrën e Crystal Palace, duke vazhduar ecurinë pozitive në këtë edicion të Premier League. Murphy, Gordon, Longstaff e Callum Wilson, me golat e tyre në minutat 4’, 44’, 45+2’ e 66’ “vulosën” rezultatin 4 me 0, si dhe 3 pikët e radhës të skuadrës së Eddie Howe.

Në “Vitality Stadium”, “ujqërit” e Wolverhampton kanë triumfuar me përmbysjen ndaj “qershive” të Bournemouth, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e ngushtë 1 me 2. Të parët që gjetën golin ishin vendasit me anë të Dominik Solanke, në minutën e 17’ të sfidës, ndërsa Cunha e Kalajdzic në minutat 47’ e 88’ vulosën fitoren e miqve.

“Kapelabërësit” e Luton Toën kanë bërë suprizën e radhës pasditen e kësaj të shtune, teksa në “City Ground” kanë arritur t’i “rrëmbejnë” 1 pikë vendasve të Nottingham Forest në minutën e 92’-të të sfidës. Golat e Ogbene e Adebayo në minutat 83’ e 92’ nxorrën totalisht të “pavlefshëm” dopietën e australianit, Chris Wood, duke siguruar kështu 1 pikë tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë.

Ndërkaq, në “Brentford Community Stadium”, “grerëzat” vendase mposhtën me rezultatin e thellë, 3 me 0, skuadrën e Burnley falë golave të Wissa, Mbeumo e Ghoddos, duke i rikthyer kështu pas një kohe të gjatë te fitorja, në elitën e futbollit anglez.

Falë këtyre rezultateve, skuadra e Neëcastle ngjitet në vendin e 5 me 16 pikë, Crystal Palace e Wolves janë vendet 12 e 13, me nga 12 e 11 pikë, Brentford e Nottingham Forest në vendet 14 e 15 me nga 10 pikë, ndërsa Luton, Burnley e Bournemouth renditet në pozicionet 17,18 e 19 me nga 5, 4 e 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat