Dëmtohet rëndë mbrojtësi i Torinos

Futboll

Dëmtohet rëndë mbrojtësi i Torinos

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 23:30
Perr Schuurs

Dëmtohet rëndë Perr Schuurs.

Mbrojtësi holandez i Torinos ka lënë fushën e lojës në fillim të pjesës së dytë ndaj Interit, për një dëmtim të rëndë në gju, teksa vetëm nesër pritet të kryejë ekzaminimet mjekësore.

Holandezi u largua nga fusha mes lotësh dhe me ndihmën e barelës, teksa gjasat janë që dëmtimi ta mbajë gjatë larg fushave dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë mbyllur sezonin para kohe.

Ndërkohë në minutat shtesë pësuan dëmtime shqetësuese edhe Tameze, një mesfushor i sakrifikuar në mbrojtje dhe sulmuesiVlasiç.

Ky është padyshim një lajm i keq për Torinon, që më herët ka humbur edhe shërbimet e mbrojtësit tjetër, Buongiorno, duke komplikuar jo pak situatën për skuadrën e Juriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat