Huntelaar jep dorëheqjen nga Ajax

Futboll

Huntelaar jep dorëheqjen nga Ajax

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 11:55
Huntelaar

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Realit largohet nga drejtimi teknik i klubit holandez, sapo kishte rinovuar deri në vitin 2027

Klaas-Jan Huntelaar, ish-sulmuesi i Milanit dhe Real Madridit, ka vendosur të japë dorëheqjen nga Ajax ku ishte pjesë e drejtimit teknik që nga viti 2022, me një kontratë të rinovuar së fundmi deri në vitin 2027.

Sipas raportimeve të mediave holandeze, 40-vjeçari vuan nga  lodhja nervore dhe për këtë arsye ai donte të bënte një pushim nga futbolli për të gjetur qetësi. "Jam i rraskapitur mendërisht", ka deklaruar Huntelaar, i cili ndoshta po vuan edhe nga sezoni i vështirë i Ajax-it, aktualisht i 16-ti në ligë, pikërisht në zonën e rënies në Eredivisie.

Nuk përjashtohet mundësia që Huntelaar të rikthehet te Ajax në muajt e ardhshëm duke qenë se dorëheqja është e përkohshme, pikërisht në përpjekje për të gjetur qetësinë e duhur. Ndërkohë, klubi do të duhet të përpiqet të rikthehet në këmbë, me drejtimin që nuk pranon më hapa të gabuar (Van Gaal u kthye së fundi si konsulent i jashtëm në Bordin e Drejtorëve ndërsa Van der Vaart tha jo).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat