Gerrard i impresionuar nga Lingard

Futboll

Gerrard i impresionuar nga Lingard

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:20
Lingard

Jesse Lingard raportohet se duhet të presë deri në janar për të nënshkruar me Al-Ettifaq.

Ish-mesfushori i Manchester United është duke u stërvitur me klubin saudite duke impresionuar stafin e trajnerëve.

Trajneri i Al-Ettifaq, Steven Gerrard sipas medieve të huaja, është i etur për ta transferuar atë, por tekniku anglez ende duhet të presë që ta ketë lojtarin në dispozicion.

Ndërkaq, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano raporton se Al Ettifaq do t'i ofrojë Jesse Lingard një para-kontratë për vitin 2024 pasi skuadra e tyre është e plotë deri në muajin janar.

“Gerrard dëshiron të nënshkruajë me Lingardin. Ai u stërvit në nivelin më të lartë në Arabinë Saudite. Vendimi përfundimtar do të merret së shpejti nga Lingard”, shkruan Romano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat