Ditë zie te Vllaznia

Futboll

Ditë zie te Vllaznia

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 14:06
Logo e Vllaznisë

Vllaznia në zi për humbjen e parakohshme të vajzës së drejtorit të Akademisë së klubit shkodran, Alban Hasani.

Nëpërmjet një njoftimi në kanalet zyrtare, klubi kuqeblu i shpreh ngushëllimet drejtuesit të lartë dhe i ofron mbështetje në këtë periudhë shumë të vështirë.

“Mbarë komuniteti i futbollit shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Vesës – vajzës së mikut, kolegut tonë, Alban Hasani. Fjalët janë të tepërta në këto momente trishtimi, por i lutemi Zotit që ta forcojë familjen dhe shpirti i saj të prehet në paqe.”

Pasditen e së shtunës, trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, doli para medieve pa mundur të flasë për ndeshjen, pasi ndihej keq emocionalisht për gjendjen e rëndë shëndetësore ku ndodhej vazja e Hasanit, që, fatkeqësisht, orë më vonë ndërroi jetë.

Redaksia e SuperSportit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta drejtuesit të lartë të Vllaznisë dhe mbarë komunitetit kuqeblu për këtë humbje të madhe e të parakohshme", njofton FC Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat