Dukagjini me mentalitet gjerman, humbjen e shndërron në fitore në Malishevë 

Futboll

Dukagjini me mentalitet gjerman, humbjen e shndërron në fitore në Malishevë 

Nga: K. G. Më: 22 tetor 2023 Në ora: 14:56
Aktin Merlaku

Dukagjini i Klinës ka treguar se ka mentalitet gjerman dhe nuk dorëzohet deri në sekondën e fundit.

Djelmoshat e kryetrajnerit Armend Dallku treguan angazhim vetëmohues dhe e shokuan Malishevën, duke e mposhtur me rezultat 4:3 në stadiumin “Liman Gegaj”.

Vendasit avancuan me rezultat 2:0 me golat e futbollistëve Aliu në minutën e 11-të dhe Nyavedji (40’).

Dukagjini këndellet në pjesën e dytë duke shënuar 4 gola falë futbollistëve Zulfiji (47’), Junior (54’), Santos (71’) e Merlaku (74’).

Në minutën e 90+3 Hazrollaj shënon për Malishevën.

Malisheva zë vendin e pestë me 12 pikë sa ka edhe Dukagjini një pozitë më poshtë pas 10 jave të zhvilluara në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat