Real Madridi synon Reece Jamesin e Chelseat

Futboll

Real Madridi synon Reece Jamesin e Chelseat

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 19:30
James

Kapiteni i Chelseat, Reece James raportohet se ka qenë në shënjestër të Real Madridit si blerja e tyre e ardhshme në verë për të zënë vendin e Dani Carvajalit dhe Lucas Vasquezit, sipas "Estadio Deportivo".

Mbrojtësi i djathtë vlen rreth 55 milionë euro, por kryeqyteti spanjoll është i rezervuar për të bërë një investim të tillë dhe do të pajtohej me 35 deri në 40 milionë euro në vend të kësaj.

Gjithashtu, besohet se mbrojtësi i djathtë do të marrë një marrëveshje pesëvjeçare nga skuadra spanjolle.

23-vjeçari ka kontratë të vlefshme me "Blurtë" deri më 30 qershor të vitit 2028.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat