Humbi vajzën në moshën 17-vjeçare

Futboll

Humbi vajzën në moshën 17-vjeçare

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 19:58
Alban Hasani

Një lajm tragjik ka tronditur sot ekipin e “Vllaznisë” në Shkodër.

Vajza e drejtorit të këtij ekipi, Alban Hasani kishte bërë një ndërhyrje, ku anestezia i kishte shkaktuar alergji.

17-vjeçarja nuk ka mundur të përballojë diçka të tillë dhe ka humbur betejën me jetën.

Lajmin e ndarjes nga jeta të Vesës e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë, ku nëpërmjet një postimi i shpreh ngushëllime familjarëve.

Sakaq, në një komunikim të shkurtër për “Shkodra Sport”, Hasani ka gjetur forcën për të falenderuar ata të cilët i janë gjendur pranë në këtë moment të vështirë për të dhe familjen e tij.

“Zoti e paska shkruar që Vesa të largohet nga ne shumë para kohe, megjithatë në emrin tim dhe të familjes sime, dua të falenderoj të gjithë personelin e Spitalit Rajonal Shkodër, në veçanti reanimatorët dhe infermierët për përkujdesjen e treguar. Faleminderit për gjithçka që bëtë për vajzën tonë, por Zoti mesa duket e deshi atë për vete”, është shprehur Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat