Juventusi fiton derbin e madh italian! Thiaw përjashtohet   

Futboll

Juventusi fiton derbin e madh italian! Thiaw përjashtohet   

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja

Juventusi ka triumfuar në derbin e madh italian, me rezultat 1:0 ndaj Milanit.

Në stadiumin në “San Siro”, një atmosferë e bukur por vetëm një gol i shënuar.  

Në minutën e 40-të, Moise Kean i shmanget gjermanit Thiaw. 

Ky i fundit e frenon në mënyrë të parregullt. Gjyqtari Mariani e largon nga fusha me të kuq.

Në minutën e 63-të, gjuajtja e Manuel Locatellit nga rreth 25 metra devijohet nga Kruniç, 0:1.

Pas javës së nëntë në Serie A, Interi kryeson me 22 pikë, pasojnë Milani 21, Juventusi 20 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat