Tonali mund të suspendohet sot me një vit nga futbolli

Futboll

Tonali mund të suspendohet sot me një vit nga futbolli

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 13:11
Sandro Tonali

Sandro Tonali rrezikon të suspendohet me katër vjet nga futbolli pasi ka pranuar se ka luajtur bastore, e madje edhe ndeshjet e ekipit ku ishte pjesë në atë periudhë – Milanin.

Sidoqoftë, pasi e pranoi fajin dhe u pendua, atij mund t’i ulet ky dënim.

Sipas mediumit italian “Corriere dello Sport”, bashkëpunimi i lojtarit me prokurorinë në zbardhjen e këtij rasti ka qenë kyç, që mund ta shpëtojë mesfushorin e Newcastlet nga dënimi drastik.

Lojtarit do t’i zbritet dënimi në një vit e gjysmë, por njëjtë si i dënuari tjetër, futbollisti i Juventusit, Fagioli, një pjesë e suspendimit do të “shkrihet” në terapi.

Pra, përfaqësuesi italian do të suspendohet për një vit nga futbolli dhe gjashtë muajt tjerë do t’i kalojë duke u trajtuar për t’u largua nga varësia e vënies së basteve. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat