Kapiteni i Izraelit e ka një porosi për shokët e skuadrës për lojën me Kosovën

Futboll

Kapiteni i Izraelit e ka një porosi për shokët e skuadrës për lojën me Kosovën

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Kapiteni i Izraelit, Eli Dasa e ka një porosi për shokët e skuadrës para ndeshjeve të nëntorit.

Ndeshjet e tetorit të izraelitëve ndaj Zvicrës dhe Kosovës u shtynë për shkak të situatës së rënduar në Izrael.

Sipas tij, në tetor ishte e vështirë që ai me shokë të fokusoheshin tek futbolli.

Loja mes Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024 është paraparë të luhet më 12 nëntor, ndonëse UEFA nuk e ka zyrtarizuar ende këtë datë.

Sidoqoftë, për çdo rast, Eli Dasa ka qenë në kontakt me pjesën tjetër të Kombëtares gjatë fundjavës që shkoi, shkruan mediumi izraelit “Sport5”..

Futbollisti i Dinamos së Moskës ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të kërkojnë nga klubet e tyre që t’i lënë të lirë më herët për kampin stërvitor të Kombëtares qysh në fillim të nëntorit, në mënyrë që të bëhen gati për duelin eventual të 12 nëntorit ndaj “Dardanëve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat