Statistikat e sfidës Braga - Real Madrid

Futboll

Statistikat e sfidës Braga - Real Madrid

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Reali i Madridit luan në transfertën portugeze përballë Bragës në Ligën e Kampionëve. “Panorama Sport” sjell statistikat më interesante që sjell ky takim.

– Kjo do të jetë përballja e parë zyrtare mes Bragës dhe Realit të Madridit në një kompeticion europian. I vetmi ekip spanjoll me të cilin Braga është përballur në Europë është Sevilja në Kupën UEFA 2006-‘07, duke u mundur 0-2.

– Reali ka humbur vetëm një nga 12 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampioneve kundër rivalëve portugezë (9 fitore dhe 2 barazime), atë kundër Portos në tetor 1999 (1-2).

– Reali ka fituar secilën nga tri vizitat e fundit në Portugali në një kompeticion europian, duke fituar përballë Portos në vitet 2002 dhe 2003 dhe kundër Sportingut të Lisbonës në vitin 2016. Para këtyre tri sukseseve radhazi kishte fituar vetëm 2 nga 7 përballjet e para në Portugali (1 barazim e 4 humbje);

– Reali i Madridit ka përqindjen më të lartë të fitoreve në historinë e Kupës së Kampioneve / Ligës së Kampioneve, duke fituar 59,9% të ndeshjeve të veta (285 nga 476). Para përballjes me Bragën, Reali ka fituar kundër 107 klubeve të ndryshme;

– Bellingam ka shënuar dhe asistuar në tri ndeshje të ndryshme në Ligën e Kampioneve, duke përfshirë dhe përballjen e fundit kundër Napolit. Është i pari mesfushor nën 21 vjeç që e ka bërë një gjë të tillë në të paktën tri raste pas Çesk Fabregasit në periudhën 2006-‘07.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat