Milani e ka fajin

Futboll

Milani e ka fajin

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 19:03
Donaruma

Milani do të përballet me PSG-në në Francë, në sfidën e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve, ku përballë do të gjejë ish-gardianin Xhianluixhi Donarmua.

Agjenti i gardianit italian, Enzo Raiola është kthyer dhe njëherë te largimi i italianit drejt PSG-së në verën e 2021-shit me parametra zero.

Ai ka sulmuar ashpër kuqezinjtë, duke thënë se ishte faji i tyre që 24-vjeçari u largua falas nga “San Siro”.

“Milani e humbi Donarumën me parametra zero për fajin e vet. Maldini i tha atij që kuqezinjtë kishin transferuar Menjan. Xhixho nuk do largohej kurrë falas”, u shpreh Enzo Raiola.

Ai gjithashtu shtoi dhe interesin e Juves për Donarumën, me bardhezinjtë që kishin gati dy oferta bindëse: “Juventusi e donte atë, madje kishte bërë dhe gati dy oferta, ndërrim ose para”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat