Skandali i basteve

Futboll

Skandali i basteve

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 19:39
Lojtarët e Italisë

Policia italiane raportohet se ka marrë një skedar me audio-incizime në të cilin burimi i Fabrizio Corona, gazetarit që zbuloi skandalin e fundit të përfshirjes së futbollistëve në baste, flet për më shumë futbollistë që janë të përfshirë.

Siç dihet, është kundër rregullave futbollistët profesionistë të luajnë baste.

Dënimi është më i ashpër nëse bastet janë në sportin e tyre, e lëre më ekipin e tyre.

Burimi për gazetarin Corona u zbulua se është Maurizio Petra, i cili është xhaxhai i ish-futbollistit të ekipit të të rinjve të Interit, Antonio Esposito.

Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, skedari i audio-incizimeve iu dorëzua policisë në La Spezia, që më pas ia kaloi prokurorit të Torinos.

Raportohet se aty përfshihen emrat e më shumë futbollistëve, për të cilët Petra pretendon se po vinin baste.

Nicolo Fagioli, Sandro Tonali dhe Nicolo Zaniolo janë vënë nën hetim formal dhe me sa duket po hetoheshin nga autoritetet italiane edhe përpara se Corona t’i zbulonte emrat e tyre publikisht, kurse deri tani të tjerët që ai ka përmendur mohuan çdo përfshirje dhe në vend të kësaj ata po padisin atë për shpifje, si Stephan El Shaarawy, Nicola Zalewski, Federico Gatti dhe Nicolo Casale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat